Telegrafi

“D.O.V” është kënga e radhës nga Blero në bashkëpunim me Prygon

Blero në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ditën e sotme (e mërkurë), Blero Muharremi e ka publikuar edhe këngën e katërt të albumit të ri.

Këngëtari i popullarizuar po vazhdon me lansimin e projekteve të reja në kuadër të albumit “6 copë jetë”.

“D.O.V” mban titullin projekti i ri që është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa në këtë projekt Blero ka bashkëpunuar me producentin Prygo.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Uki Latifi, kurse shoqërohet me kitarë nga Astrit Stafai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blero

Po ashtu, Prygo nga (RoyalMusicGroup) e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së re të Bleros. /Telegrafi/