Telegrafi

Cutrone kritikon Milanin: Është gjithmonë e njëjta – mbahen të huajt, largohemi vendorët

Patrick Cutrone (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Patrick Cutrone ka folur hapur për herë të parë që nga largimi i tij nga Milani këtë verë.

Sulmuesi italian u transferua te Wolverhampton Wanderers nga Milani, por ky largim nga San Siro nuk ka lënë shije të mirë te Cutrone.

Në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport, Cutrone foli për largimin e tij nga Milani, duke zbuluar se është e vështirë për të riun italian.

Lexo po ashtu Zyrtare: Cutrone kalon nga Milani te Wolves

“Është gjithmonë e njëjta histori: ata më larguan larg sepse të huajt preferohen para nesh”, ka thënë fillimisht Cutrone.

“Për njëzetvjeçarët është e vështirë, por në çdo rast, unë dua të theksoj një gjë: Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Milanit për atë që më kanë dhënë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/