Interi fitoi ndaj Sampdorias me rezultat 2-1 në Serie A pa Mauro Icardin.
Argjentinasi ishte i ulur në tribuna, ai nuk u ftua sipas Luciano Spallettit për shkak të lëndimit, por tifozët besojnë se kjo është për shkak të raporteve të acarua mes tij dhe klubit.
Ditë më parë 25-vjeçarit iu hoq edhe shiriti i kapitenit, ndërsa duke parë këto ngjarje në klub, tifozë ultras ‘Curva Nord’ kanë shpërndarë disa fletushka në sektorin e tyre, ku për dedikim kishin Icardin. Më poshtë keni disa pjesë të shkoqitura:
“Shumë lojtarë kanë qenë mjaftueshëm më fat të veshin fanellën tonë, disa nga ata ishin legjenda, të tjerët mbesin asgjë më shumë se profesionistë”.
“Kjo është pse nuk harrojmë lojtarë si Walter Zenga, Nicola Berti, Ivan Zamorano, Julio Cruz, Diego Simeone, Marco Materazzi, Samuel Eto’o, jo të gjithë ishin kampionë apo shenjtorë, por ishin burra”.
“Është çështje respekti dhe dashurie për këtë fanellë dhe klub që është pjesë e historisë së futbollit ndërkombëtar, është çdo gjë për respektin, për Interin, për tifozët”.
“Mercenarët jashtë nga Interi”, shkruhej në fletën e Curva Nord. /Telegrafi/