Site icon Telegrafi

Curtis Jones është kapiteni më i ri në histori të Liverpoolit

Curtis Jones (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Curtis Jones është zgjedhur që të startojë nga minuta e parë për Liverpoolin në ndeshjen e Kupës FA kundër Shrewsbury Town.

Për më shumë, mesfushori anglez është edhe kapiten i Redsave në sfidën e përsëritur të kësaj kupe, përmes të cilës Redsat e kërkojnë kualifikimin në raundin e pestë të kësaj gare.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare: Liverpooli kërkon raundin tjetër të FA Cup në ndeshjen e dytë ndaj Shrewsbury

Kështu, Jones është lojtari më i ri në histori të klubit që bëhet kapiten i ekipit të parë të Liverpoolit. Mosha e tij është 19 vjet e pesë ditë.

Curtis Jones (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Shrewsbury Town dhe Liverpooli luajtën baras (2-2) në sfidën e parë që u zhvillua në Montgomery Waters Meadow, prandaj duhet të zhvillohet një tjetër takim për ta vendosur fituesin.

Skuadra që triumfon në këtë përballje, në raundin e pestë të FA Cup për kundërshtar do ta ketë Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version