Telegrafi

Curri ankohet në mungesa për barazimin e Prishtinës ndaj Gjilanit

Prishtina barazoi në shtëpi pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i përkohshëm i bardhëekaltërve, Debatik Curri ka thënë se në këtë takim janë vërejttë mungesat e Bujar Pllanës dhe Gleci Micit.

“Mund të them se kishim dy mungesa shumë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Mbyllet pa gola dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit - hapet edhe më shumë gara për një vend në Evropë

“Gledi Mici por edhe Bujar Pllana. Kur e dominon ndeshjen të nevojitet edhe harkimi i fundit por nuk e patëm”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Kemi pasur presion që të fitojmë, ndërsa Gjilanit i duhej edhe barazimi”.

“Në pjesën e dytë nuk patën ndonjë rast. Ne në çdo ndeshje japim maksimumin por të shohim se çfarë do të ndodh”, potencoi më tej Curri. /Telegrafi/