Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, i është kundërpërgjigjur Sergio Ramosit për fjalët e tij në lidhje me lëndimin e Mohamed Salah në finale e Ligës së Kampionëve.
Lojtari më i mirë i Ligës Premier për këtë vit, ka lënduar krahun pas nj ndërhyrje nga Ramos.
Ramos tha se Salah ka mundur të luajë nëse do të merrte një injeksion, por që Liverpooli po shfajësohen për humbjen 3-1.
Cuper ka folur për lëndimin e Mohamed Salah dhe fjalët e Sergio Ramos.
“Unë nuk jam mjek, nuk e di nëse [Sergio] Ramos është mjek, por është një lojtar që luajti në finale dhe ka një dëmtim”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse ai do të mund të vazhdonte të luante, ai do ta bënte atë, sepse një finale e Ligës së Kampionëve është e jashtëzakonshme”.
Cuper ka ende shpresë se lojtari do të kthehet për ndeshjen që Egjipti do të përballet me Uruguain (15 qershor), Rusin (19 qershor) dhe Arabia Saudite (25 qershor) në Grupin A.
“Mendimi im është se Salah ka një dëmtim të rëndësishëm, ka një proces për tu shëruar dhe ne jemi optimistë për shanset e tij”, ka thënë Cuper. /Telegrafi/