Chelsea ka mbledhur mjaft para nga shitjet e Mateo Kovacic, Kalidou Koulibaly dhe Kai Havertz.
Tani, sipas Evening Standard, fillon ‘faza e dytë’ e rindërtimit të verës, me klubin londinez që shpreson të largojë më shumë lojtarë.
Mason Mount pritet të niset nga Stamford Bridge për te Manchester United, pasi marrëveshja mes klubeve dhe lojtarit tashmë është arritur, sipas Fabrizio Romanos.
Këtu janë lojtarët e mbetur që Chelsea dëshiron të largojë: Romelu Lukaku, Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi, Trevoh Chalobah, Cesar Azpilicueta dhe Marc Cucurella.
Përveç shitjes së Mount për 70 milionë euro, klubi londinez shpreson të mbledhë mbi 100 milionë euro duke larguar shtatë lojtarët e mbetur.
Pulisic dhe Chalobah janë padyshim më të ‘tregtueshëm’, ndërsa do të ishte e vështirë të largoheshin Aubameyang dhe Cucurella, të cilët ishin jashtëzakonisht të dobët sezonin e kaluar.
Evenin Standard shton se Chelsea mund të mos jetë në gjendje të shesë të gjithë. Ata do të duhet të paguajnë disa prej tyre për të ndërprerë kontratat e tyre. /Telegrafi/