Telegrafi

Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë nga buxheti i shtetit në teknologjinë e policisë

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi në një dalje për mediat ditën e sotme se në vitin 2023 do të ketë 7.6 herë më shumë investime në fushën e teknologjisë për policinë e shtetit, nisur nga sulmet kibernetike që ndodhën pak muaj më parë në vend.

Po ashtu ai theksoi se po punojnë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike

“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë.

Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi. /Telegrafi/