Telegrafi

Cuadrado te gjiganti italian

Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado është afër rikthimit në Serie A.

Pasi nuk ka pranuar të mbetet në Ligën Premier, Chelsea ka vendosur ta shesë kolumbianin.

E sipas medieve italiane Juventus do ta rimarrë përsëri anësorin të cilin e kishte vitin e kaluar si huazim nga Chelsea.

Pas huazimit në Juventus, Cuadrado riktheu formën e tij të mëparshme dhe kjo ishte arsyeja pse ai nuk dëshironte të mbetej në Londër.

Për ta bërë të sajin, Juventus pritet t’i paguajë Chelseat mbi 20 milionë euro për këmbëshpejtin kolumbian.

Për Cuadradon interesim kishte shfaqur edhe Milani. /Telegrafi/