Anësori i Chelseat, Juan Cuadrado, ka pranuar se është i lumtur te Juventusi.
Kolumbiani është në fund të sezonit të tij si i huazuar te Juventusi dhe Chelsea ka paralajmëruar se mund ta kthejë.
“Këtu jam si në familjen time. Grup i mirë si brenda ashtu dhe jashtë fushës”.
“Askush nuk e mban prapa askënd. Unë ndihem mirë këtu, dhe kam besim se mund të ngritem tutje. Nuk po mendoj për gjëra të tjera”, u shpreh Cuadrado. /Telegrafi/