Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado duket se nuk do të largohet nga Juventusi.
Së fundmi për anësorin këmbëshpejtë u flit se mund të largohet nga kampionët e Serie A.
Milan, Arsenal dhe Paris Saint Germain ishin skudrat e interesuara për shërbimet e ish-anëtarit të Chelseat.
Ka qenë vet Cuadrado që ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe më tej në Torino.
“Kam rinovuar me Juventusit deri në vitin 2021 dhe deklaroj se dua të qëndroj nën urdhërat e Allegrit për shumë kohë”.
“Kjo ka qenë dëshira ime prej kohëve dhe nuk dua të largohem nga ky klub”, përfundoi Cuadrado.
PSG ishte skuadra më e interesuar për kolumbianin pasi flitej se kishte ofruar rreth 35 milionë euro për të. /Telegrafi/