Telegrafi

CSKA – Arsenal, formacionet zyrtare

CSKA Moskoë dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës.

Topçinjtë janë mysafirë të skuadrës ruse në takimin e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Skuadra e Arsene Wengerit e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-1 dhe pret kualifikim pas kësaj ndeshjes.

Në anën tjetër, rusët e CSKA-së duan ta bëjnë befasinë dhe të sigurojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Wenger ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla në formacionin titullar, ndërsa trajneri i CSKA-së starton me formacionin më të mirë të mundshëm.

Te Arsenali titullar është mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka mungon shkaku i një lëndimi.

CSKA: Akinfeev; A.Berezutski, Ignashevich, V.Berazutski; Nababkin, Bistrovich, Golovic, Dzagoev, Kuchaev; Chalov, Musa. 

Arsenal: Cech; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Elneny, Wilshere; Ramsey, Ozil, Welbeck; Lacazette 

/Telegrafi/