Që nga ndarja me Katie Holmes (2012), Tom Cruise iu kushtua plotësisht karrierës dhe xhirimit të filmave.
Mirëpo, revista Star tash njofton se 53-vjeçari ka vendosur që t’i kushtojë më shumë kohë jetës private.
Aktori është dashuruar në asistenten e tij britanike, Emily Thomas, me të cilën filloi lidhjen në vitin 2014 dhe tashmë po bëhet gati t’i propozojë martesë.
“Është dashuruar deri në veshë me Emilyn, ndërsa edhe ajo ka të njëjtat ndjenja”.
“Në shoqërinë tonë qarkullon lajmi se do të fejohen”, ka thënë një burim i afërt me aktorin për Daily Mail.
Çifti është njoftuar gjatë xhirimeve të filmit “Mission: Impossible. Rogue Nation”, ndërsa akoma nuk e kanë bërë publike lidhjen.
Në rast të kurorëzimit, kjo do të ishte martesa e katërt e Cruise, i cili ka qenë i martuar me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes.
Njëherësh, nga këto lidhje, Tom ka tre fëmijë, Suri (nëntë vjeçe), Isabella (22 vjeçe) dhe Connor (20 vjeç). /Telegrafi/