Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve dhe është në pritje të fëmijës së katërt nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.
Cristiano Jr, Eva dhe Mateo janë 3 vogëlushët e tij.
Por, duket se Ronaldo nuk do të mjaftohet me kaq, sepse ai i ka idetë të qarta se sa fëmijë dëshiron.
Së fundmi ai ka treguar në një intervistë për një televizion kinez numrin e fëmijëve që do të donte.
“Cristianinho është shumë i lumtur. Më thotë që dëshiron edhe motra e vëllezër të tjerë. Ai do 7, numrin magjik. Mendoj se është ok!”,- ka thënë futbollisti.
Kujtojmë që të tre fëmijët e Ronaldos janë bërë nga 2 nëna të panjohura, ndërsa është në pritje të bebes nga e dashura Georgina, e cila mësohet se është në muajin e 6-të të shtatzënisë. /Blitz/Telegrafi/