Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo ‘tallet’ me Antonie Griezmann

Cristiano Ronaldo u shpall nga UEFA si lojtari më i mirë në kontinent për sezonin e shkuar.

Portugezi fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Europë” duke mposhtur në këtë garë, shokun e tij të skuadrës, Gareth Bal edhe sulmuesin e Atletikos së Madridit, Antuan Griezmann.

Pas marrjes së çmimit, Ronaldo u shpreh i lumtur për vlerësimin, ndërsa më pas iu kthye sulmuesit francez duke i thënë me humor “Je super lojtar. Por më fal, të mposhta me Realin dhe me Portugalinë”.

Kujtojmë se Ronaldo e mposhti Griezman në finalen e Ligës së Kampionëve në sfidën Real Madrid-Atletiko Madrid, ndërsa edhe në finalen e “Euro 2016”, Portugalia mposhti në finale, pikërisht Francën e Griezzmannit.

Exit mobile version