Telegrafi

Cristiano Ronaldo sërish në qendër të vëmendjes me fizikun muskuloz

(Foto: Instagram/cristiano)

Ndërkohë që po i shijon pushimet me familjen e tij, Cristiano Ronaldo ka tërhequr interesimin e faqeve rozë me pozat e shpërndara në rrjetet sociale.

35-vjeçari, partnerja e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët, janë duke kaluar momente argëtimi në jahtin e tyre luksoz që ka vlerën rreth gjashtë milionë euro.

Ndërsa krahas modeles që merr vëmendjen sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, edhe superylli i Juventusi përfolet në faqet rozë.

(Foto: Instagram/cristiano)

Ronaldo është i njohur për kujdesin e vazhdueshëm për fizikun e tij, prandaj sa herë që publikon fotografi që tregojnë figurën e tij muskulore merr pëlqime të shumta.

Një imazh të tillë e ka publikuar të hënën mbrëma, ndërsa për disa orë ka kaluar shifrën prej 10 milionë pëlqimesh në Instagram.

Lexo po ashtu Georgina bën që Ronaldo ta harrojë eliminimin nga Liga e Kampionëve

Ditë më parë edhe Georgina e publikoi një fotografi të çiftit në jaht, ndërkohë që i ka qëndruar pranë partnerit të tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kur kihet parasysh se Ronaldos nuk i pëlqen të humbë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/georginagio)