Pandemia coronavirus ka bërë që shumë aktivitete të përditshme tashmë të bëhen në shtëpi me mjete të mundshme. Këtu përfshihen edhe ushtrimet, ndërsa shumë figura publike e kanë shfaqur si problem pasi që edhe vera po afrohet.
Futbollisti i njohur, Christiano Ronaldo, duket se ka gjetur zgjidhjen për ushtrimet, por edhe për mungesën e peshave për t’u stërvitur.
Në një video të publikuar në Instagram, superylli i Juventusit shihet duke ushtruar së bashku me fëmijët e tij binjakë, Mateo dhe Eva.
Në fillimin e videos ata i ndihmojnë në ushtrimet për muskujt e barkut, ndërsa në mesin e videos ai merr në duar dy fëmijët e tij dhe vazhdon me ushtrimet për krahë.
Ndryshe, Ronaldo hyn në mesin e shumë figurave me ndikimi, të cilët po bëjnë thirrje për që qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/