Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar Barcelonës, pasi Juventusi synon të ulë faturën e tyre të pagave gjigande, të cilat kryesohen nga portugezi.
Me kampionët e Serisë A të goditur fuqishëm financiarisht nga pandemia e Covid-19, klubi po kërkon të heqë qafe kontratat e larta.
Kështu, ylli portugez, Ronaldo, thuhet se është i pari në listën e largimeve, pasi paga e tij është dukshme më e madhja.
Është gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, i cili ka dhënë këtë lajm të largimit të Ronaldos nga Juventusi.
Sipas Balague, ish-ylli i Real Madridit i është ofruar shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.
🗣 'Juventus wants to get rid of his wage, he's been offered everywhere including Barcelona' @GuillemBalague on the future of @Cristiano Ronaldo
📲⚽ https://t.co/3CW3Ngo4mY pic.twitter.com/OB8W9XH5oz
— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) August 12, 2020
“Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij, ai është ofruar kudo përfshirë edhe te Barcelona”, ka thënë ndër tjerash Balague.
Ndryshe, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Juventusit gjatë sezonit të fundit me 35 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/