Tashmë janë bërë publike edhe votat që janë dhënë për më të mirët e zgjedhur nga FIFA e njohur si “FIFA The Best”, ku Lionel Messi fitoi ndaj Cristiano Ronaldos dhe Virgil van Dijkut.
Messi që u zgjodh si ‘Lojtari më i mirë i vitit’, kishte votuar për Ronaldon, por portugezi nuk ia ka dhënë asnjë votë.
Ronaldo zgjodhi Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappe, si tre më të mirët, kurse Messi në anën tjetër kishte votuar për Sadio Mane, Ronaldon dhe De Jongun. E qartë që Ronaldo nuk ka dashur ta ndihmojë rivalin e tij për ta fituar çmimin.
Messi kishte dhënë votë për sulmuesin e Juventusit, por nuk e kishte votuar Virgil Van Dijk që shihej si favorit për këtë çmim. Votimi i Messit për Ronaldon lidhet nga mediat si mos rrezik për fitimin e çmimit nga portugezi.
Por sipas votave të nxjerra ndër vite, Ronaldo nuk e ka votuar asnjëherë Messin, në asnjë nga çmimet ku votojnë kapitenët. Që nga ‘Topi i Artë’ i vitit 2010, Ronaldo e ka injoruar Messin.
Votat e Cristiano Ronaldos
Topi i Artë
2010: Xavi, Casillas, Sneijder
2011: Nuk votoi
2012: Nuk votoi
2013: Falcao, Bale, Ozil
2014: Ramos, Bale, Benzema
2015: Benzema James, Bale
The Best
2016: Bale, Modric, Ramos
2017: Modric, Ramos, Marcelo
2018: Varane, Modric, Griezmann
2019: De Ligt, De Jong, Mbappe
Votat e Lionel Messit
Topi i Artë
2010: Nuk votoi
2011: Xavi, Iniesta, Aguero
2012: Iniesta, Xavi, Aguero
2013: Iniesta, Xavi, Neymar
2014: Di Maria, Iniesta, Mascherano
2015: Suarez, Neymar, Iniesta
The Best
2016: Suarez, Neymar, Iniesta
2017: Suarez, Iniesta, Neymar
2018: Modric, Mbappe, Ronaldo
2019: Mane, Ronaldo, De Jong
Pra Ronaldo nuk e ka votuar asnjëherë Messin, në asnjë nga tre të parët.
Kjo ka ndodhur dhe pas vlerësimit që e bëri ish ylli i Manchester United dhe Real Madridit në ceremoninë e mbajtur nga UEFA.
“E kemi ndarë skenën për 15 vite, unë dhe ai. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në futboll, dy të njëjtit, gjatë gjithë kohës. Nuk është e lehtë”, kishte thënë Ronaldo.
Edhe pas kësaj Messi nuk është i denjë që të marr të paktën një votë nga Ronaldo. /Telegrafi/