Cristiano Ronaldo e ka nisur me gola që nga rikthimi i tij prej shërimit nga COVID-19.
Ylli portugez u infektua gjatë grumbullimit të kaluar me kombëtaren dhe mungoi rreth 20 ditë shkaku i vetë-izolimit.
Megjithatë, kjo mungesë nuk u vërejt në formën e Ronaldos, pasi ai u rikthye vetëm edhe më i fortë.
Cristiano Ronaldo scores his fourth goal in four games since his return 😤 pic.twitter.com/ekShxTRC1g
— B/R Football (@brfootball) November 11, 2020
Ronaldo ka arritur të shënojë katër gola nga katër ndeshje që nga rikthimi.
Sulmuesi këmbëshpejtë shënoi dy gola në ndeshjen e parë pas rikthimit në udhëtim te Spezia, ku Juventusi fitoi me rezultat 1-4.
35-vjeçari dështoi të shënojë në ndeshjen pasuese në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvaros, por u rikthye te goli në ndeshjen ndaj Lazios në barazimin 1-1.
Goli i katërt i Ronaldos erdhi sot (e mërkurë) në fitoren 7-0 të Portugalisë ndaj Andorrës, ku sulmuesi i Juves u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi në minutën e 85-të për 6-0. /Telegrafi/
https://twitter.com/5ferred5/status/1325405849033056256
https://twitter.com/RonaIdoEdition/status/1326638195191197698