Telegrafi

Cristiano Ronaldo ka uruar myslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit

Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo ka uruar fansat e tij me rastin e Fitër Bajramit.

Myslimanët në mbarë botën sot festojnë festën më të madhe islame dhe një urim të veçantë u dërgoi ylli portugez.

“Eid Mubarak! Ju uroj të gjithëve gëzim, paqe dhe lumturi në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale së bashku me foton e tij.

Postimi mori menjëherë miliona pëlqime në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Ronaldo është anëtar i Al-Nassr në Arabinë Saudite që nga dimri i vitit 2023.

Këtë vit është e sigurt nuk do të dalë kampion me Al Nassr, pasi pas 27 xhirove 12 pikë janë prapa Al-Hilal. /Telegrafi/