Lionel Messi arriti të thyej një rekord të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, por Cristiano Ronaldo nuk ia la për shumë kohë.
Dyshja legjendare ndajnë pothuajse çdo rekord të golave që mund të jetë në futbollin evropian, ndërsa të dy kanë fituar 11 çmimeve të “Topit të Artë” gjatë 15 viteve të fundit.
Linja e parë e frontit në betejën e dyshes kanë të bëjë me golat në Ligën e Kampionëve – veçanërisht golat e shënuar kundër kundërshtarëve të ndryshëm.
▪️ First to score vs 35 different teams: Lionel Messi
▪️ First to score vs 36 different teams: Lionel Messi
▪️ First to score vs 37 different teams: Cristiano Ronaldo
▪️ First to score vs 38 different teams: Cristiano RonaldoThe GOATs keep swapping #UCL records. 🤝
— d' vegetarian option (@KickExhibit) October 21, 2021
Me dy gola për PSG ndaj RB Leipzig në fitoren 3-2 të së martës mbrëma, Lionel Messi shënoi kundër kundërshtarit të tij të 38-të të ndryshëm në këtë garë, duke e barazuar Ronaldon.
Megjithatë, kjo zgjati vetëm një ditë, pasi Ronaldo u kundërpërgjigj vetëm 24 orë më vonë, duke shënuar kundër Atalantas, i cili është kundërshtari i 39-të i Ligës së Kampionëve që ai i shënon.
Të dy lojtarët ndihmuan skuadrat e tyre drejt fitores, pasi mbetën prapa në fillim të ndeshjeve, ku ishin duke humbur.
Në rastin e Messit, PSG e gjeti veten në disavantazh prej 2-1, ku argjentinasi fillimisht shënoi golin e barazimit, pastaj me një penallti panenka shënoi golin e fitores.
https://www.youtube.com/watch?v=O4tvSBOvX6g&ab_channel=nurusports
Ronaldo dhe Manchester United ndërkohë kishin një detyrë më të vështirë. Atalanta ishte në avantazh 2-0 në pjesën e parë.
Marcus Rashford dhe Harry Maguire barazuan ndeshjen me golat e tyre, pare se Ronaldo të shtonte një gol tjetër në Ligën e Kampionëve.
Man United mori një fitore prej 3-2 që e çon në krye të Grupit F. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LVMTepIDjuo&ab_channel=OnlyFootball