Cristiano Ronaldo, së bashku me dy nga yjet më të mëdhenj të kësaj gjenerate kanë humbur rekordin e tyre krenar të UEFA-s.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo do të shpallet si një nga lojtarët më të mirë që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli.
39-vjeçari ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në futbollin botëror, duke përfshirë Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Ronaldo ka shënuar më shumë se 760 gola në karrierën e tij dhe ka thyer shumë rekorde gjatë rrugës.
Megjithatë, të mërkurën mbrëma, Ronaldo humbi një nga rekordet e tij krenare të UEFA-s që ndau me Radamel Falcao dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Karim Benzema.
Gjatë finales së Ligës së Konferencës në Athinë, Olympiacos fitoi pasi një gol i vonë i Ayoub El Kaabi vulosi fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës.
Goli i El Kaabi ishte goli i tij i 11-të në fazën eliminatore të garave evropiane, duke e vënë atë përpara Ronaldos, Falcao dhe Benzema si njeriu që ka shënuar më shumë gola në një fazë eliminatore të garave të UEFA-s për klube që nga fillimi i fazës së grupeve.
Most goals scored in a single UEFA club competition knockout stage since the group stages were introduced:
◉ 11 – Ayoub El Kaabi (2024 UECL)
◎ 10 – Cristiano Ronaldo (2017 UCL)
◎ 10 – Karim Benzema (2022 UCL)
◎ 10 – Radamel Falcao (2011 UEL)This was El Kaabi’s debut season… pic.twitter.com/nqlcEflcLQ
— Squawka (@Squawka) May 29, 2024
Ronaldo shënoi 10 gola gjatë Ligës së Kampionëve të vitit 2017, të cilën Real Madridi e fitoi pasi mposhti Juventusin 4-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin Millenium.
Benzema arriti të njëjtën shifër në Ligën e Kampionëve të vitit 2022 , me Falcaon që bëri të njëjtën gjë në Ligën e Evropës në vitin 2011.
Më herët gjatë javës, Ronaldo theu një rekord në sezonin e tij të parë të plotë duke luajtur për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr.
Portugezi shënoi dy herë gjatë fitores 4-2 të Al Nassr ndaj Al Iittihad në Superligën Saudite, që do të thotë se ai tani ka shënuar 35 gola në 31 ndeshje të ligës.
Si rezultat i dy golave të tij, ai ka vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të golave në një sezon të vetëm të Superliën e Arabisë Saudite.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga sulmuesi maroken Abderrazak Hamdallah kur ai ishte duke luajtur me Al Nassr.
“Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua”, tha Ronaldo pas ndeshjes. /Telegrafi/