Cristiano Ronaldo është fotografuar i ulur në pjesën speciale të Santiago Bernabeus në përballjen që Real Madridi po e zhvillon ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Ylli portugez është për herë të parë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, që nga koha kur u largua në drejtim të Juventusit.
35-vjeçari ishte parë edhe në momentin që kishte arritur në Spanjë, derisa kishte nënshkruar një fanellë të Los Blancosve.
Fotografi e publikuar tregon CR7-shin e ulur në mes të dy miqve të tij në pjesën e mbyllur për mysafir special.
Rezultati aktual në mes të Real Madridit dhe Barcelonës është 0-0. /Telegrafi/
👀 Cristiano Ronaldo est dans les tribunes pour assister au match #ElClasico pic.twitter.com/qzoO6yrQZm
— Foot Mercato (@footmercato) March 1, 2020