Cristina Ronaldo ka rënë thellësisht në dashuri me të dashurën 22-vjeçare, Georgina Rodriguez.
Që nga moment i maskimit të Ronaldos për të takuar të dashurën e tij aktuale, kjo romancë po vëzhgohet vazhdimisht nga mediat.
Sidomos një foto e postuar në Instagram, ku duket Georgina me ish-kolegun e saj, ka marrë vëmendjen e të gjithëve përfshirë këtu edhe reagimin e yllit të futbollit.
“Kujdes”, shkruan ai, por kjo fjalë pavarësisht se shoqërohet me emoji, dhe e bën të duket si një shaka, mediat e kanë quajtur 32-vjeçarin xheloz për të dashurën e re.
Ronaldo s’ka shumë kohë që ishte ndarë nga Irina Shayk, e cila tash është në lidhje me Bradley Cooper. /Telegrafi/