Ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe me projekte të shumta muzikore për Dhurata Dorën.
Por, këngëtarja e njohur nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, kjo sepse ajo po rikthehet me një këngën të re.
Kështu ka bërë të ditur vet ajo përmes një postim në llogarinë e saj në Instagram, teksa postoi një imazh ku dukej e veçantë dhe tejet aktive.
Dhurata ndër tjera zbuloi edhe titullin e këngën, ndërsa tha se projekte pritet të lansohet shumë shpejt.
“Zemrën ti bima bima, “Criminal”, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.
Këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo në projektin e radhës.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Dhuratës është “Mi Amor”, një bashkëpunim me reperin Noizy, që u publikua në korrik të këtij viti dhe deri tani ka grumbulluar mbi 59 milionë klikime. /Telegrafi/