Site icon Telegrafi

Cricket sjell remiksin e “Lule Lule” të Dafina Zeqirit

Cricket (Foto: Instagram)

Producenti i njohur i skenës shqiptare, Cricket, ka sjell remiksin e këngës “Lule Lule” të artistes Dafina Zeqiri.

Kjo këngë, origjinali i së cilës u lansua verën e kaluar, vjen në një version më ndryshe të krijuar nga Cricket pikërisht për ditëlindjen e 31-të të këngëtares.

Projeki tashmë gjendet në platformën YouTube dhe reagimet pozitive ishin të menjëhershme nga fansat e dyshes.

Ndërkohë, kënga është punuar në studion e “Friends Entertainment”, si shumë nga hitet e tjera shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Cricket dhe Dafina javë më parë po ashtu bashkëpunuan në një projekt tjetër të quajtur “Një herë në jetë”, i cili ka kaluar shifrën e tetë milionë shikimeve për vetëm një kohë të shkurtër.

Se nuk po ndalet së punuari edhe gjatë kësaj periudhe pandemie, Cricket e ka thënë edhe përmes një prononcimi për Telegrafin, ndërsa ka folur për vetë-izolimin: “Në përgjithësi këtë kohë po mundohem ta shikoj si mundësi për të iu dhuruar kohë gjërave që zakonisht për shkak të punës nuk kam arritur t’iu dhurojë vëmendjen e duhur. Jam duke kaluar kohë të bukur më familjen, dhe e vërej se nuk kam kaluar mjaft kohë me ta. Në ndërkohë që të mbaj mendjen e shëndoshë jam duke lexuar librin “Zakonet e Suksesit” nga Napoleon Hill”.

“Po ashtu tani që është publikuar sezona e katërt e serialit La Casa de Papel do ta përcjellë pasiqë jam fans i tri sezoneve të kaluar. Punën nuk e kam ndalur, po gjej kohë edhe të bëjë muzikë”.

“Të gjithë i rekomandoj që këtë gjendje të mos e shohin në aspekt depresiv. Le ta shohim si mundësi për të qëndruar me familjen, për të lexuar dhe për të vlerësuar gjërat të cilat nuk kishim mundësi për shkak të stilit të jetesës që kërkohej para se të përballeshim me këtë virus”. /Telegrafi/

Exit mobile version