Producenti i njohur shqiptar, Cricket, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i artistit) solli bashkëpunimin e radhës me këngëtaren YA NINA.
Dueti i dyshes së njohur mban titullin “Pack Your Things”, i shoqëruar me një video interesante në YouTube.
Muzika dhe producimi është bërë nga vet Cricket, kurse për tekstin dhe melodinë është përkujdesur YA NINA bashkë me Endrit Mumajesin (Mumën).
Masterizimi ndërkohë u realizua nga Lorenc Aliaj me video të Agon Nushit.
Krahas në YouTube, këtë këngë mund ta gjeni edhe në kanalet e tjera muzikore përfshirë edhe Spotify.
Pak pas lansimit, projekti mori reagime të ndryshme e shumë prej tyre ishin pozitive. /Telegrafi/