Producenti i njohur, Cricket, ka lansuar një ‘EP’ të ri me titull “Peisazh” që përmban pesë këngë të mrekullueshme.
Ky projekt i ri është një përzierje inovative e melodive tradicionale dhe modernitetit, duke sjellë një tingull unik që do t’i mahnitë dëgjuesit.
EP “Peisazh” përfshin këngët e mëposhtme:
– “Klarineti”
– “Bashqe”
– “Delja rude”
– “Kur bjen fylli”
– “Bajraku”
Me këtë EP, Donat Prelvukaj dëshiron të rikthejë në vëmendje bukurinë e muzikës folklorike shqiptare, duke e bashkuar atë me elemente të reja dhe eksperimentale.
Si bashkëpunëtore në këngë ka pasur edhe Besiana Shkodrën.
Projektet pritet të shndërrohen në hite dhe të tërheqin vëmendjen e dëgjuesve të çdo moshe.
Këto vepra artistike tashmë janë të disponueshme në të gjitha platformat muzikore. /Telegrafi/