Producenti i njohur, Cricket ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Donat Prelvukaj (emri i vërtet) ka sjell për fansat mini-albumin e dytë me radhës që mban titullin “In The Middle”.
“EP” përmban gjithsej pesë këngën, në të cilën është përfshirë edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Argjentina Ramosaj.
Ky projekt muzikor fillimisht është publikuar dhe mund të dëgjohet në platformën Spotify.
“Who am i”, “Special”, “Signals”, “Can’t love myself” dhe Doudou”, janë titujt e këngëve të mini-albumit të producentit.
Ndërkohë, kujtojmë që producenti po e përmbyll një vit të suksesshëm me disa projekte të lansuara dhe me shumë angazhime.
Ndryshe, sa i përket jetës private, Cricket është i martuar dhe baba i një vajze. /Telegrafi/