Producenti i njohur shqiptar, Cricket, ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kënge të re.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren Diona Fona, projekti i të cilëve zbulon se quhet “Dikur”.
Lajmin e konfirmuar në rrjete sociale, teksa ka publikuar një video të artistes duke interpretuar një pjesë të shkurtër të këtij dueti.
“Dikur – në bashkëpunim me Diona Fonën. Së shpejti”, kanë qenë fjalët e Donat Prelvukajt (emri i vërtetë).
Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve në hapësirën për komente, një këngë me pritshmëri të mëdha nga ana e publikut.
“Thema” kujtojmë që mbetet njëri nga projektet e fundit të publikuar nga Cricket në bashkëpunim me Mumën.
Kënga për pak muaj ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/