Site icon Telegrafi

Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri sjellin ‘remix’-in e këngës “Pa ty”

Dafina dhe Muma Foto: YouTube

Është bërë virale ditëve të fundit një projekt tejet i veçantë nga producenti Cricket dhe Muma.

Derisa mori miliona klikime në YouTube, dyshja zgjodhën që të ftojnë edhe Dafina Zeqirin.

Kjo e fundit u bë pjesë e këngës së ripërpunuar, duke e bërë edhe më atraktive për audiencën.

Të njëjtën e kanë bërë të ditur artistët në rrjetin social Instagram, teksa ndan edhe sekuenca nga klipi.

Muma dhe Dafina shfaqeshin në një pjesë me gjelbrim, derisa qëndronin që të dy të ulur në një karrige.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, “Pa ty” është pritur mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version