Site icon Telegrafi

Cricket dhe Yll Limani publikojnë këngën e re “Ndoshta”

Foto: Yll Limani/Instagram

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, producenti i njohur Cricket dhe këngëtari Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ndoshta” mban titullin kjo këngë, e cila është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, në të cilin asnjëri nga dyshja nuk janë pjesëmarrës.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Ylli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Masteringu i është besuar producentit të njohur nga Shqipëria, Lorenc Aliaj.

Klipi i këngës është një vizualizim i veçantë me disa protagoniste femre, por jo me prezencën e Yllit apo Cricketit në të.

Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre pas “Autumn Leaves”, i publikuar dy vjet më parë e që është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version