Telegrafi

Cricket dhe Yll Limani publikojnë këngën e re “Friday Night”

Foto nga klipi "Friday Night" (Foto: YouTube)

Këngëtari Yll Limani dhe producenti Cricket kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Friday Night” titullohet kënga e tij më e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Kënga është punuar nga Cricket, ndërkohë që për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ylli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, teksa vjen për fansat pa praninë e dy personazheve interpretues.

Në video vërehet performanca e një maskote të ariut të famshëm, Teddy, i cili sjell një atmosferë të këndshme festive.

Foto nga klipi “Friday Night” (Foto: YouTube)

Klipi i këngës ka mesazhin e qartë: “Muzika është gjuha që i tejkalon të gjithë kufijt”.

Producenti Cricket ka qenë një ndër më të suksesshmit gjatë vitit 2018, ndërsa Ylli po ashtu vazhdon të jetë një prej artistëve më të pëlqyer të estradës, veçanërisht për stilin në të cilin këndon. /Telegrafi/