Telegrafi

Cricket dhe Muma publikojnë projektin e ri “Thema”

Dyshja e njohur për bashkëpunime të shumta, Cricket dhe Muma kanë publikuar projektin e ri “Thema”.

Muzika është punuar nga Cricket që është po ashtu producent I këngës, për tekstin dhe Melodinë është kujdes vet këngëtari, Muma, ndërsa videoklipi nga Imagen Films.

Kënga “Thema” tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tyre.

Foto: Cricket Music/YouTube

Kujtojmë që producenti i njohur, Donat Prelvukaj (Cricket) dhe Endrit Mumajesi (Muma) numërojnë disa bashkëpunime të suksesshme.

Vetëm pak javë më parë ata lansuan bashkëpunimin me reperi Elinel “Për tradhtinë”, e cila deri tani ka arritur mbi 1.3 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/