Site icon Telegrafi

Cricket dhe Gesko sjellin këngën e re “S’jena pa”

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja e famshme, Cricket dhe Gesko, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“S’jena pa” mban titullin kënga e tyre e radhës, të cilën e kanë shoqëruar me një video.

Teksti dhe melodia është realizuar nga Gesko me muzikë dhe producim nga Donat Prelvukaj (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

Për videon ndërkohë u kujdes Andreas Moeslund.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cricket

Cricket nga ana tjetër edhe këtë vit ka qenë një nga emrat më të angazhuar në muzikë, me projekte të ndryshme.

Projektet që kanë sjell kanë mbledhur miliona klikime dhe kanë qenë shumë të pëlqyera. /Telegrafi/

Exit mobile version