Telegrafi

Cricket dhe Dafina publikojnë këngën e re “Një herë në jetë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe producenti Cricket sot (e martë) kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Një herë në jetë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja vjen në formë të mahnitshme në klip, gjersa edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka punuar Endrit Mumajesi- Muma, gjersa për masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj.

Muzika është realizuar nga vet Cricket dhe i tërë projekti është prodhim i studios “Friends Entertainment”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, videoklipi i është besuar produksionit “Entermedia”.

Projektin tanimë e gjeni të plotë në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistëve. /Telegrafi/