Cricket, Ada dhe Ya Nina kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dance for the money” mban titullin kënga e tyre e radhës, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe vija melodike është bërë nga Ada me muzikë dhe producim nga Donat Prelvukaj (emri i vërtetë).
Ky projekt ndërkohë është shoqëruar edhe me një video mjaft kreative.
Cricket nga ana tjetër edhe këtë vit ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore.
Ai solli disa bashkëpunime, të cilat u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.
E veç kësaj, artisti po vazhdon punën dhe angazhimet për të tjera prurje. /Telegrafi/