Telegrafi

Crespo: Lautaro mund të jetë Aguero i ri

Legjenda argjentinase, Hernan Crespo ka thurë lavde për bashkëkombësin e tij, sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, të cilin e ka cilësuar si Sergio Aguero i ardhshëm.

Lautaro ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Interi, sidomos në sezonin e fundit dhe kjo ka bërë që ai të jetë shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Klube si Barcelona, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij dhe gjatë verës mund të ketë një garë të ashpër.

Lexo po ashtu Interi dhe Lautaro në bisedime rreth të ardhmes

Se ylli i Interit është shumë premtues këtë e ka thënë edhe legjenda argjentinase, Crespo, i cili mendon se ai mund të bëhet Aguero i ri.

“Ne e njohim Mauro Icardin dhe Paulo Dybalan, ndërsa po shohim se çfarë mund të bëjë Lautaro Martinez”, ka thënë fillimisht Crespo për Sky Sport Italia.

“Lautaro mund të jetë Sergio Aguero i ri. Ai nuk është aq i mprehtë në driblimet e tij, por ai është më shumë një lojtar i ekipit sesa Kun, i cili shumë shpesh shpërqendrohet dhe duket i pakënaqur”.

Lexo po ashtu Suarez lavdëron Lautaron: Është një numër 9 me lëvizje të mahnitshme

“Lautaro është gjithmonë pjesëmarrës në aksion, kështu që ai mund të luajë si një qendërsulmues i vetmuar ose me një sulmues tjetër si Romelu Lukaku, edhe në një ‘trident’”.

“Më pëlqen shumë mentaliteti i tij ”, përfundoi Crespo, i cili ka 35 gola në 64 paraqitje me Argjentinën. /Telegrafi/