Telegrafi

CR7 vs Messi në LK, portugezi dominon me gola në fazën e eliminimit direkt

Foto: Getty/Goal

Më 10 shkurt, Real Madridi fitoi ndaj Sociedadit me një het-trik të Cristiano Ronaldos.

Që nga atëherë, portugezi ka treguar formë të mirë duke shënuar në çdo ndeshje që ka luajtur (21 gola).

Ronaldo ishte vendimtar edhe në kalimin e Los Blancos në gjysmëfinale, duke shënuar dy gola në ndeshjen e parë ndaj Juventusit dhe një në të kthimit.

Lexo po ashtu Kondicioni, yndyra, masa muskulore - CR7 ka gjendjen fizike të një 23-vjeçari

Tre gola kishte shënuar edhe ndaj Paris Saint Germain në fazën e parë të eliminimit direkt.

CR7 vazhdon të jetë një nga më të mirët aktualisht në botën e futbollit dhe i vetmi që e rivalizon është Lionel Messi, por në Ligën e Kampionëve portugezi ka treguar formë më të mirë.

Ronaldo në garën më të madhe për klube përveç Realit është paraqitur edhe me Manchester Unitedit, më poshtë keni statistikat e dy lojtarëve në LK:

Në fazën e grupeve: Të dy kanë shënuar nga 60 gola.

Faza e parë e eliminimit direkt (1/8): 20 gola Ronaldo, 24 Messi.

Çerekfinale: 23 gola Ronaldo, 10 Messi.

Gjysmëfinale: 13 gola Ronaldo, katër Messi.

Finale: Katër gola Ronaldo, dy Messi.

Në total: 120 gola ka shënuar Ronaldo (15 me Man Utd), 100 Messi.

Lexo po ashtu E ç’të thuhet më shumë? MARCA: Messi meriton korridor të nderit çdo ditë, nga të gjithë

Cristiano deri më tani është paraqitur në 150 ndeshje në LK, kurse Lionel vetëm në 124. /Telegrafi/

Top 21 golashënuesit më të mirë në LK (Foto: Goal.com)