Site icon Telegrafi

CR7 shfrytëzon vëmendjen e medieve pas fitimit të Topit të Artë, reklamon një produkt fitnesi japonez (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo është një sportist dhe njeri shumë aktiv.

Të shtunën e shikoi fitoren e Real Madridit ndaj Deportivo La Corunas nga shkallët e stadiumit Santiago Bernabeu, udhëtoi për në Japoni ku duhet të luajë me Los Blancos për Kupën e Botës për Klube dhe pastaj e fitoi Topin e Artë.

Për momentin, Ronaldo është lojtari më i përfolur në botë dhe ai e ka shfrytëzuar këtë që të reklamojë një produkt fitnesi japonez.

Lexo po ashtu I gjithë procesi i krijimit të Topit të Artë, është vërtet i gjithi nga ari? (Foto)

Portugezi nëpërmjet një postimi në Twitter ka reklamuar SIXPAD Abs Fit dhe SIXPAD Body Fi.

“Jam në Japoni për një titull të rëndësishëm. Sixpad gjithmonë më ndihmon që të jap më të mirën. Merrni tuajin”, ka shkruar Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version