Site icon Telegrafi

CR7: Nuk do të ketë një Cristiano Ronaldo tjetër

(Foto: Getty Images)

Në botën e futbollit gjithmonë ka talentë të cilët synojnë majat, mirëpo Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush do të arrijë nivelet e tij.

Superylli i Real Madridit konsideron se arritjet dhe stili i tij i lojës janë unikë dhe të paarritshëm.

(Foto: Getty Images)

“Në fillim kam ëndërruar të bëhesha lojtari më i mirë në botë”, ka shpjeguar futbollisti në një reklamë më të re për Nike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për CRISTIANO RONALDON

“Miqtë e mi më shikonin duke më thënë: ‘Cfarë po thua?’. Luaja për qejf, mirëpo në mendjen time e dija që kam potencial dhe gjithçka nisi në Mançester”.

“Nuk shoh shumë njerëz që e kanë talentin tim, përkushtimin tim, etikën time të punës. Askush nuk do të mund të krahasohet me mua, askush nuk do të mund të jetë Cristiano Ronaldo”.

(Foto: Getty Images)

“Ti do të jesh vetvetja dhe unë do të jem vetja ime”, ishin fjalët e CR7 në lansimin e këpucëve të reja.

Ronaldo është padyshim një prej më të mirëve në histori që kanë luajtur futboll dhe ka fituar thuajse gjithçka që mund të ëndërrojë një lojtar. E vetmja kupë e rëndësishme që nuk e ka ngritur është Kupa e Botës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sCzdv6s-J_Q

Exit mobile version