Telegrafi

Cozman reagon pas vrasjes së Albert Krasniqit: Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem tani

Foto: Instagram

Ditën e djeshme (e mërkurë) në Prishtinë rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrasje tragjike.

I vrari në rrugën “Ndue Perlleshi” u bë e ditur se ishte ish-anëtari i grupit ‘Babastars’ dhe një mik i afërt i estradës shqiptare, Albert Krasniqi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa në njoftim dyshohet se babai ka vrarë të birin për motive akoma të panjohura ndonëse nga Prokuroria rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

Reagimet për vdekjen e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ai ruante raporte shumë të mira me reperët Skivi dhe Cozman, dikur pjesëtarë të ‘Babastars’.

Lexo po ashtu Personi i vrarë në Prishtinë është ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi

Ky i fundit ka bërë një reagim së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram, duke shprehur ngushëllimet pas vdekjes së shokut të ngushtë.

“Pusho në paqe vëllai im. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem tani”, ka shkruar ai.

Stresi po ashtu ka qenë artisti tjetër, ai i cili ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta pas vrasjes së Albertit.

“Kush të ka njohur të ka dashur, me ke dashur dhe të desha. Kjo botë është e fëlliqur, shihemi në botën tjetër. Zoti është i madh”, shkroi Stresi.

Alberti gjithashtu ka qenë edhe bashkëshorti i ish-Miss Kosova 2006, Besa Gashit. /Telegrafi/