Telegrafi

Cozman paralajmëron: Eshtë vetëm fillimi, faleminderit fansave (Foto)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka falënderuar fansat për përkrahjen e pakushtëzuar pas lansimit të projektit të parë të Babastars në vitin 2015, duke paralajmëruar se është vetëm fillimi i një viti të zjarrtë.

Babastars lansoi projektin e ri gjashtë minutësh, “High 3” i cili i sheh të gjithë reperët e ‘labelit’ në një videoklip të jashtëzakonshëm të realizuar nga Max Production.

Megjithatë, ai që e mbaroi këngën me shumë stil, dhe reperi me fitimet më të mëdha për vitin 2013 (falë superhitit Fenix), Cozman, ka paralajmëruar se është vetëm fillimi.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar fansat dhe ka paralajmëruar se 2015-ta është loja e vërtetë.

Nga ana tjetër në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, ai ka treguar se po priten edhe gjëra më të mëdha për vitin 2015.

“Dua të falënderoj të gjithë fansat për përkrahjen pa fund e pa kushte dhe për dashurinë e tyre të madhe. E di se ne mund të llogarisim në ta në çdo çast dhe kjo është parë edhe para lansimit të klipit, ku hit është bërë madje vetëm një fotografi”.

“Megjithatë, përkundër lansimit të projektit, në suksesin e të cilit nuk dyshoj, mund të them se viti 2015 do të jetë shumë i nxehtë. Eshtë vetëm fillimi”, u shpreh këngëtari i hitit “Fenix” në një bisedë të shkurtër telefonike.

Mbetet të shihet sa klikime do të arrijë brenda 24 orëve “High 3”, projekti i parë i hip hopit shqiptar me videoklip i realizuar për vitin 2015. /Telegrafi/