Site icon Telegrafi

Cozman nuk rrezikon burgim, por vetëm gjobë

Reperi i Babastars, Cozman, po përballet ende me telashe me ligjin.

Reperi ishte zënë me 20 gram narkotikë të lloji marihuanë në Tiranë në korrik të vitit të kaluar.

Dhe pasi arriti që të dëshmonte se është konsulmues në baza të rregullta dhe ka leje për përdorim të marihuanës, ai është lënë në gjykim të lirë, pa akuzën për tregtim dhe prodhim.

Kështu, sipas burimeve pranë reperit, ai do të gjykohet më 1 mars vetëm për përdorim të narkotikut dhe jo për tregtim e prodhim të tij, kështu që rrezikon vetëm burgun.

Vet reperi lajmet për burgim me vite nuk e ka pritur mirë, teksa miqt dhe familjarët e tij të pa informuar i kanë pritur me shqetësim këto raportime.

Cozman po bëhet gati për lansim të dy projekteve dhe ai do të marrë pjesë edhe në koncertin e Rick Ross me një performancë më 5 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version