Hip hop ylli i Babastars, Cozman, tash vet ka përgnjështruar secilën mundësi se ai ka rrahur të dashurën e tij, Tunën.
Ky përgënjështrim erdhi pikërisht kur ai me Tunën ishin prezent në emisionin “Diçka po Zihet” në RTV 21, ku ata shkuan të nominuar nga Teuta Krasniqi. .
Megjithatë, edhe pse emisioni nuk u transmetua, dhe transmetohet të dielën në mëngjes, në promon e publikuar në Facebook shihet kur Xheri ngacmon Cozman, duke e pyetur nëse e ka rrahur Tunën.
“Jo morë çfarë, taman puna”, u shpreh shkurt Cozman, para se Xheri dhe Tuna të vazhdojnë me një shaka të lehtë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe Cozman nga miqt njihet si një kuzhinier mjaft i zoti, por këto aftësi ai do t’i demonostrojë në emision bashk me Tunën, ku mbetet të shihet se sa vërtet një reper i skenës tonë është në gjendje të realizojë një specialitet gatimi. /Telegrafi/