Telegrafi

Coutinhos i pëlqen të luaj me Neymarin: Vetëm ia pasojmë topin, ai e kryen

Ylli i Brazilit, Philippe Coutinho, ka lëvduar superyllin Neymar dhe cilësitë e tij, teksa thotë se kënaqet duke luajtur me të.

Mediat në Spanjë kanë spekuluar gjatë ditës të shtunës për një hapje të bisedimeve dhe progres për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit te Barcelona.

Aty mendohet se ai ka dëshirë që të bashkohet me Neymarin dhe këtë nuk e fsheh vet Coutinho në një intervistë të fundit.

“Shikoni, Neymari është lojtar shumë i madh dhe ne e shohim këtë”.

“Ai është një lojtar që vendos shumë ndeshje, një lojtar që është fundamental për kombëtaren tonë”.

“Ne kemi qenë bashkë për një periudhë të gjatë që nga koha e akademisë, dhe të luaj përkrah tij është lehtë, sepse ai mund të ndryshojë lehtë ndeshjet”.

“Ne thjesht ia pasojmë topin dhe ai e kryen punën”, deklaron Coutinho.

Lexo po ashtu Progres në bisedimet Barcelona - Coutinho

Brazili ka fituar tetë ndeshjet radhazi me trajnerin e ri Tite, por së fundmi Selecao e shkatërroi Uruguain në mes të Montevideos me rezultat 4-1, aty ku shkëlqeu Neymar.

Neymar dhe Coutinho në përfaqësuesen e Brazilit kategoria e shpresave. Foto: Goal

“Natyrisht, është mirë të shohim se të gjithë janë me ne”.

“Sigurisht se të gjithë ndjekin punën e Tites, ai po bën punë të mirë. Kjo na bën të kemi më shumë besim”.

“Siç e keni parë në stadium, kishte shumë energji pozitive. Kështu që është vërtet mirë për ne”, përfundon Coutinho. /Telegrafi/