Telegrafi

Coutinho ka marrëveshje me Barcelonën, tashmë edhe Liverpooli e ka në dorë ofertën e dytë

Barcelona është e gatshme ta bëjë Philippe Coutinhon e Liverpoolit njërin prej blerjeve më të shtrenjta të kësaj vere.

Mediat në Spanjë e quajnë të mbyllur marrëveshjen mes lojtarit dhe klubit.

Mirëpo, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Jurgen Klopp e sheh yllin  tij si të pashitshëm dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Lexo po ashtu Liverpooli refuzoi 80 milionë euro për Coutinhon, Barca përgatit ofertën e re

Barcelona tashmë ka bërë ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh që është refuzuar nga Redsat, ndërsa sipas Rac 1, Blaugranët e kanë përgatitur ofertën e re.

Madhe bëhet e ditur se Barca ia ka dorëzuar ofertën e re Liverpoolit dhe shefat e klubit janë duke e shqyrtuar.

Shumë e parave që do të merrte nga Coutinho, do ta ndihmonte klubin anglez që të futej në këtë afat kalimtar për transferimin e ndonjë lojtari të denjë për ta zëvendësuar brazilianin. /Telegrafi/