Barcelona është e gatshme ta bëjë Philippe Coutinhon e Liverpoolit njërin prej blerjeve më të shtrenjta të kësaj vere.
Mediat në Spanjë e quajnë të mbyllur marrëveshjen mes lojtarit dhe klubit.
Mirëpo, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Jurgen Klopp e sheh yllin tij si të pashitshëm dhe dëshiron ta ketë në skuadër.
Barcelona tashmë ka bërë ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh që është refuzuar nga Redsat, ndërsa sipas Rac 1, Blaugranët e kanë përgatitur ofertën e re.
Madhe bëhet e ditur se Barca ia ka dorëzuar ofertën e re Liverpoolit dhe shefat e klubit janë duke e shqyrtuar.
Shumë e parave që do të merrte nga Coutinho, do ta ndihmonte klubin anglez që të futej në këtë afat kalimtar për transferimin e ndonjë lojtari të denjë për ta zëvendësuar brazilianin. /Telegrafi/