Telegrafi

Coutinho thuhet se e pëlqen transferimin te Chelsea

Philippe Coutinho është duke u përgatitur që t’i ndajë rrugët me Barcelonën në këtë verë, derisa kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain, janë dy klubet më të interesuar në transferimin e brazilianit, mirëpo ky i fundit ka një tjetër preferencë.

Coutinho e sheh të ardhmen e tij te Chelsea, pas largimit të Eden Hazardit nga Stamford Bridge në drejtim të Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Philippe Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Por, problemi kryesor në rikthimin e tij në Angli është dënimi i klubit londineze nga FIFA për dy afate të transferimeve të lojtarëve.

Lexo po ashtu Coutinho shkaku i respektit ndaj Liverpoolit, nuk do të transferohet te United

Chelsea e ka apeluar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në gjykatën e arbitrazhit (CAS), andaj nëse hiqet dënimi, Coutinho mund të transferohet në Stamford Bridge.

Braziliani në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit, andaj e njeh shumë mirë lojën që zhvillohet në Ligën Premier, e që përshtatja te skuadra londineze do të ishte e shpejtë. /Telegrafi/